Fillojnë procedurat për largimin e ambasadores Yuri Kim, ja kush mund ta zëvendësojë

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar sot se kanë nisur procedurat për largimin e ambasadores së SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim.

Mediat kanë aluduar se pse ky njoftim po nxirret nga ministria, e cila kurrë më parë nuk ka qenë institucioni që vendoste për ndryshimin e ambasadorëve. Sidomos pasi paraardhësi i Yurit, Donald Lu e shtyu qëndrimin e tij në vendin tonë. Opozita ka reaguar duke thënë se qeveria po përpiqet të ndikojë nē ambasadorin e ri që do të zgjidhet.
Deri tani besohet që zëvendësi ambasadores Kim mund të jetë David Kostelanick.

Kostelanick është një njohës i mirë i çështjeve ruse.

Për momentin ai është drejtor në Zyrën për Europën Qendrore dhe Jugore në Departamentin Amerikan të Shtetit.