Vret veten biznesmeni i njohur në Kosovë, pronari i SHELL dikur dhunonte familarët

Aleanca Kosovare e Bizneseve përmes një postimi në faqen e tyre në “Facebook” kanë konfirmuar vdekjen e afaristit nga Malisheva, Lulzim Kryeziu.

AKB që drejtohet nga Agim Shahini në njoftim ka shkruar se Aleanca e Bizneseve do të mburret gjithmonë me punën e biznesmenit Lulzim Kryeziu dhe sjelljen në Kosovë të një brendi ndërkombëtar si SHELL.

Pronari i pompës së derivateve ‘Shell Kosova’, multimilioneri Lulzim Kryeziu, 4 muaj më parë përfundoi në Polici si i njohur për organet e rendit si person i dyshuar për dhunë në familje, Kryeziu është denoncuar sërish për të njëjtën vepër, për të cilën ishte dënuar edhe pothuajse 1 vit më herët.

Kryeziu ishte denoncuar nga bashkëshortja dhe djali i tij, të cilët kanë kërkuar ndihmën e Policisë, për shkak të frikës dhe rrezikut që po iu kanoset nga burri/babai i tyre.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti i fundit dyshohet të ketë ndodhur në shtëpinë e përbashkët të çiftit në Fshatin Ndërkombëtar në Prishtinë, ku Kryeziu dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj dy familjareve.

Bashkëshortja e të dyshuarit dhe djali i saj kanë rrëfyer se për shkak të dhunës psikike që biznesmeni Kryeziu ka ushtruar ndaj tyre, ata janë detyruar ta lëshojnë shtëpinë dhe të kërkojnë strehë te familjarët e tyre.

Përsëritja e një vepre të tillë ua ka imponuar atyre largimin nga shtëpia dhe denoncimin e rastit në Polici.

Si rezultat i denoncimit, Policia është vënë në lëvizje, por këtë herë nuk kanë arritur të bien në gjurmët e Kreyeziut, i cili ka vendosur që ta lë Kosovën, me shpresën se kështu mund të shpëtojë nga përballja me veprën për të cilën ngarkohet.

“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatë se në fshatin Mleqan-Malishevë, viktima mashkull i moshës madhore është gjetur i varur në një objekt biznesit familjar. Njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes si dhe ekipi mjekësorë të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit në koordinim me të cilit janë duke u ndërmarrë të gjitha veprime e nevojshme hetimore”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *