Aksident i rëndë në Korçë, Fordi shkatërrohet totalisht pasi hyri mespërmes trafikndarëses

Një aksident ëhtë regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, pranë fshatit Çifliç.

Policia bën me dije se drejtuesi i një mjeti tip “Ford”, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit, ka mbetur i lënduar drejtuesi, i cili është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

“Më datë 25.07.2023, rreth orës 09:10, në aksin rrugor “Korçë-Devoll”, pranë fshatit Çiflig, Korçë, shtetasi O. P., duke drejtuar një automjet tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga”, njofton policia.

Grupi hetimor dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *