“Muratorët më përdhunuan dhe më kërcënuan nëse tregoja”/ Rrëqeth me historinë e saj 36-vjeçarja

Aurora në datën 8 Prill të vitit 2022 në programin Shqipëria Live ka rrëfyer historinë e jetës së saj, dhunën dhe përdhunimet që kishte kaluar që në fëmijëri.

Aurora të gjithë historinë e jetës së saj e ka treguar në librin e parë që  mban titullin “Kutia e Errët”.

Ajo ka hapur zemrën dhe ka rrëfyer gjithçka. Është një libër sic thotë edhe Aurora që e ka shkruar me lot në sy.

Historia e Aurorës

Aurora Dibra, është 36 vjeç dhe historia e saj është një kalavar vuajtjesh. Dhimbja e saj ka nisur në moshën 10 vjeçare ku është përdhunuar nga dy murator të cilët kishin ngrënë bukë në shtëpinë e Aurorës. Gjyshërit e Aurorës kishin ndërruar jetë dhe prindërit e kishin lënë Aurorën të kujdes për vëllain e vogël me aftësi të kufizuara në shtëpi. Aurora si fëmijë ka qenë duke parë televizor dhe del të kërkoj vëllain në lagje.

Aty dy murator të cilët punonin në shtëpinë e fqinjës së saj e panë që po kërkonte vëllain dhe si e tillë i thanë që është këtu. Ata e përdhunuan Aurorën por  jo vetëm kaq dhe e kërcënuan me jetë nëse do tregonte. Aurora nuk e tregoi kurrë këtë histori. Aurora kur vajti 16 vjec filluan ti vinin kërkesat e para dhe në vitin 2002 kur isha vetëm 16 vjeç dhe u dashurua me një burrë 19 vjet më të madh, të divorcuar dhe me një vajzë që ishte 9 vjeç në atë kohë.  Familja e Aurorës nuk ishin dakord që ajo të martohej me atë person dhe Aurora ikën nga shtëpia dhe nuk flet prej tre muajsh me të atin me idenë që i kanë çnderuar familjen.  Dy muajt e parë të martesës ishin mirë por më pas filloi dhuna.

Ish-bashkëshorti i Aurorës fillo të vijë vonë, pinte alkool dhe madje filloi ta rrihte edhe pse e dinte që isha shtatzënë dhe për shkak të dhunës  humbet fëmijën e parë . Pas kësaj ajo dëshironte të kthehej  te prindërit por nuk e lejuan sepse i thanë: Vet e deshe tani duro dhe Aurora mbeti praktikisht pa zgjedhje dhe vazhdoj jetën me ish –burrin.

Aurora bëhet nënë e tre fëmijëve dhe si e tillë kalvari i vuajtjeve vazhdon. Ne muajin shkurt në vitin 2012 është rrahur brutalisht në me dërrasë, kjo ishte hera e parë që ajo gjeti guximin, ikën  nga shtëpia me tre fëmijët dhe denoncoi ish-burrin.

Aurora detyrohet të rikthehet me ish -bashkëshortin por me kushtin që do punonte dhe nis punë në një call center. Ish bashkëshorti i nënshtrohet kurave për të lënë alkoolin dhe me sa dukej gjithçka po shkonte mirë.

Aurora pëson një aksident automobilistik dhe si pasojë humbi 1 veshkë, shpretkë dhe 70% të mëlçisë thyen këmbën e djathtë dhe për rreth tre muaj nuk mund të fliste. Pasi përmirësohet shkon në shtëpi dhe shikon që ish burri kishte filluar alkoolin dhe pse e sëmurë filloi dhuna përsëri. Ata vendosën që të ndaheshin jo ligjërisht por ish bashkëshorti shkoi te e ëma e ndërsa Aurora te i ati.

Aurora njeh një burrë  në facebook që jetonte në Itali  në fillim si miqësi dhe më pas më shumë se aq. Shkon në Itali me shumë peripeci ndahet nga bashkëshorti dhe vendos jetesën në Itali dhe merr urdhra mbrojte.

 Një ditë partneri i ri i saj qëllon djalin e saj 7 vjeç në sy dhe ja nxin syrin, Aurora mundohet ta fsheh por zbulohet nga mësuesit, bëhet denoncimi dhe filluan kërcimet që do e vriste nëse e fuste në burg. Aurora merret në mbrojtje nga shteti Italian. Në vitin 2017 ajo njeh bashkëshortin që ka edhe sot që është Italian. Ai e ndihmon Aurorën që të bëjë disa studime për ndihmës Infermiere dhe i fal dashuri.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *