Italiani ankohet për shqiptarët: S’dini të silleni, nuk integroheni dot në shoqërinë tonë

Një përdorues në rrjetin social ‘Tik Tok’ ka bërë një video ku flet për sjelljen e shqiptarëve në Itali, e sidomos për ata që shkelin ligjin, apo ndalohen nga Policia. Sipas tij, shqiptarët janë një problem pasi nuk dinë sesi të integrohen në shoqërinë italiane. 

‘Nuk dua të përgjithësoj popullin shqiptar. Por, për fat të keq, kur statistikat kanë treguar se këto zotërinj nuk arrijnë që të integrohen në shoqërinë tonë është një problem që duhet parë menjëherë’– thotë Garbo.

Ai merr shembullin e 55-vjeçarit shqiptar, Haxhi Collaku, i cili u vra nga karabinieri italian pasi përplasi me makinë kolegun e tij.  Personi i cili mban emrin ‘Garboofficial’ në ‘Tik Tok’ merr shembullin e Rumanisë, e cila është anëtare e BE-së. Ai thotë se qytetarët e saj kanë ditur sesi të përshtaten me shtetet e tjera. 

Si ka mundësi që Rumania u fut në BE? Si ka mundësi që shtetet e tjera janë futur në BE? Se është kuptuar se mund t’i besohet këtyre personave. Kujtohuni se keni një leje qëndrimi. Duke grumbulluar probleme dhe denoncime nuk jeni të besuesshëm’

‘Shqiptarët janë një minoranë në Itali, ku po shkoni? Mundohuni të silleni sa më të edukuar dhe me disiplinë’– thotë në fund ai. 

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *