Polici në Tiranë qëllon veten me armën e shërbimin, letra prekëse që la: Kam borxhe dhe s’kam familjen…

Pasditen e djeshme, një ngjarje e rëndë ndodhi në Tiranë, ku një efektiv polcie 50-vjeçar tentoi të vriste veten me armën e shërbimit.

Fatmirësisht 50-vjeçari është gjallë, edhe pse në gjendje të rëndë. Shkak për vendimin e tij raportohet se janë bërë problemet që ai kishte, teksa para aktit, ai kishte shkruar dhe një letër.

Duke folur për “Shqipëria LIVE”, gazetarja Bleona Sarri zbardhi detaje për këtë ngjarje. Ajo tha se letra është prekëse, ndërsa në të efektivi shkruan se ishte divorcuar nga bashkëshortja e tij dhe se nuk kishte më arsye për të jetuar, për sa kohë nuk kisthe familjen e tij afër. Po ashtu, ai kishte shumë borxhe, për shkak të varësisë nga lojërat e fatit.

“Ka shkruar një letër dhe ka tentuar të vrasë veten. Ai është në ngjendje kritike për jetën. Ka shpërbyer për vite me rradhë në policinë e shtetit. Ai ka pasur probleme me borxhet dhe po ashtu, ka pak kohë që ka kaluar divorc. Ai nuk e ka përballuar mirë këtë gjë dhe gjendja e tij psikologjike është rënduar.

Në letër ka shkruar disa fjalë, është e ndjerë si letër, të prek. Ai shkruan se divorci ka qenë arsyeja kryesore, shkruante se nuk ka arsye për të jetuar për sa kohë që nuk ka familjen pranë, e më pas borxhet.  

Ai shprehet se ka pasur probleme ekonomike në familje, sepse ai edhe kishte një varësi nga bixhozi.  Fillimisht thotë se arma me të cilën ka shërbyer në polici gjithë këto vite, do i marrë jetën. Pastaj ndalet tek divorci, ku thotë se shtëpia e tij ëhstë bosh, nuk jeton dot më në atë mënyrë.”- tha ajo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *