Peleshi i zhgënjyer me bashkitë: Lajmërojnë për zjarret kur shkon flaka në qiell

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi dhe Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile Haki Çako kanë zhvilluar një takim me prefektë, kryetarë të bashkive dhe drejtues të sistemit të mbrojtjes civile në vend për masat parandaluese ndaj zjarreve gjatë sezonit veror.

Peleshi ka pasur kritika për drejtuesit e qarqeve duke thënë se duhet të rritet vigjilenca dhe se thirrja për zjarret duhet të bëhet në kohë.

“Ka bashki që nuk e kanë parësore punën e emergjencave civile. E quajnë punë të dorës së dytë. Kanë emëruar dhe një që sia dinë as emrin.

Kur zjarri shkon në qiell, i bien telefonit dhe kërkojnë helikopter. Helikopteri ‘Cougar’ është në punë prej dy ditësh.  Sinjalizimi i hershëm është vendimtar për zjarret.

Ne nuk jemi një vend pa kapacitete operacionale. Kemi 1600 punonjës zjarrfikës në të gjithë vendin, 182 mjete zjarrfikëse, 80 autobote uji, kemi personelin dhe mjetet e FA që siç e dini që në çdo emergjencë janë në ballë të aksionit, të gjitha strukturat e policisë që është në dispozicion dhe me të cilët punojnë shumë mirë, urgjencën shëndetësore, rrjetin e vullnetarëve, etj”, u shpreh Peleshi.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *