Vrasja e Klajdi Bitrit në Itali, algjeriani pasi e goditi me shtizë në gjoks shkoi në plazh me të fejuarën

27-vjeçari Molloul Fatah, algjeriani që vrau 23-vjeçarin shqiptar Klajdi Bitri në Itali ka deklaruar para hetuesve se e ka qëlluar Klajdin për tu vetëmbrojtur.

Ai ka thënë se nuk ka qëlluar për ta vrarë, e madje nuk e ka kuptuar se e ka vrarë. Ai ka marrë shtizën ‘vetëm për tu mbrojtur nga ata të tre’, por goditja ka qenë fatale.

A e dinte Fatah që e kishte vrarë? Pasi e ka goditur ‘ka nxjerrë shtizën nga gjoksi dhe është larguar”, përgjigjet hetuesi që po heton vrasjen në Sirolo, ku të dielën e kaluar një sherr mes shoferëve përfundoi në këtë tragjedi absurde.

Nëse algjeriani ishte në dijeni të krimit, ajo që ndodhi menjëherë më pas është edhe më e habitshme: “Ai ka shkuar në plazh me të fejuarën e tij”

Kush ishte Klajdi? “Njeri i mirë, punonte në kantieret e Ankonës si punëtor dhe luante me ne, kishte ardhur 5 vite më parë dhe kishte sjellë vëllain dhe të fejuarën”, kujton Pali Gjecko, përfaqësues i komunitetit shqiptar për një skuadër multi-etnike.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *