¨Jeni k*rva, nuk i dua votat tuaja¨, kryebashkiaku i Divjakës reagon pas publikimit të video skandalit

Një video-skandal po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, ku dëgjohet kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea. Ka qenë deputeti i PD-së, Saimir Koreshi ai që ka publikuar videon në rrjetin social ‘Facebook’, ku dëgjohet teksa Gorrea zihet me disa banorë, madje përdor fjalë të rënda fyese.

Dhjetëra qytetarë po protestonin për plehrat dhe po kërkonin një zgjidhje te kryebashkiaku i tyre, të cilin e zgjodhën me votë më 14 maj. Por, duket se kjo nuk i ka bërë përshtypje kryebashkiakut socialist, i cili pasi shpërthen ndaj tyre, shton se nuk i do votat e tyre.

DEBATI:

Qytetari: Tani këta kanë pretendime që mos të derdhen më, le të mbulohen, por vetëm të mos derdhen
Kryetari: I thuaj atyre të ikin dhe ti kishin bërë protestat para 10 vjetesh ai Like k*rva. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ti nuk më bën mua p*rdhë
Qytetarët: Kujt i thua k*rvë, ti ke marrë vota nga ne o maskara

Kryetari: Nuk i dua votat e tua, protestën duhet ta kishe bërë si njeri, protestën shko bëje me shokun tënd se me mua nuk ke shanse ti.

Kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea, ka reaguar pas publikimit të videos ditën e djeshme ku ky i fundit dëgjohet teksa ofendonte banorët që protestonin ndaj mënyrës së trajtimit të mbetjeve urbane.

Shiko videon ketu.

Për BIRN, Gorrea sqaroi se për disa probleme në Inceneratorin e Fierit e kanë pasur të pamundur që të shkarkojnë atje dy kamionë me plehra, që i kanë kthyer dhe derdhur në një venddepozitim të hershëm të mbetjeve urbane të njësisë vendore që ai drejton.

Kryebashkiaku i Divjakës tha se video është e regjistruar para 15 ditëve dhe në atë moment djegësi i Fierit ka pasur probleme, për këtë arsye mbetjet u shkarkuan në një vendgrumbullim ku hidheshin më herët në territorin e Bashkisë së Divjakës.

Aty atë ditë janë hedhur dy kamionë më mbetje pasi ka pasur raste që djegësi i Fierit nuk ka punuar. Kishte probleme ato ditë dhe i shkarkuam aty dy kamionë dhe po i mbulonim.

Video ka 15 ditë që është bërë. Ata janë ish-punonjës të Bashkisë Divjakë. Ne shkuam dhe i mbuluam. Ajo është një pikë grumbullimi prej 15 vjetësh. Ajo situatë ka ndodhur për shkak të qefmbetjeve si pasojë e riorganizimit të organikës së bashkisë. Nuk janë banorë, por punonjës dhe ish-punonjës. Është prerja e fijeve të abuzimeve me detyrën, pasi rrinin kot”, tha Gorrea, duke thënë më tej se mbetjet kishin filluar t’i mbulonin menjëherë në vendgrumbullimin e vjetër.

Ai pranoi se kishte tejkaluar normalitetin lidhur me fjalorin e përdorur. “Edhe njeriu ka momente dhe ai ka qenë një moment i keq. Ndodhi pasi u provokua nga një punonjës bashkie që i ka hedhur mbetjet urbane atje për dhjetë vjet dhe merret tani me mua që kam rreth një muaj në drejtim të bashkisë. Unë me atë isha i nxehur se më ka provokuar dy tre herë më parë”, tha Gorrea.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *