Agjencia e lajmeve INA Media në vitin 2021 nxorri në pah një prej problemeve madhore me ndërtimet në Shqipëri, ashensorët dhe cilësinë e tyre.
Katër vite pas këtij investigimi, Ina Media i rikthehet këtij problemi, duke kërkuar informacion nga bashkitë kryesore në vend, për ashensorët e regjistruar në rregjistrat e tyre dhe për administratorët e pallateve.
Në vitin 2001 vetëm 1200 ashensorë kishin certifikata sigurie duke ngritur pikëpyetje të mëdha për 8800 ashensorët që ishin vendosur në vend. Ka një inspektorat që certifikon ashensorët dhe do ti duhej të paktën 15 vjet për të mbaruar këtë proces. Katër vite më vonë, asgjë nuk kja ndryshuar.
Ligji i vitit 2009 për Administrimin e rezidencave nuk është aplikuar në shumicën e rasteve, sipas agjencisë së lajmeve Ina.
Një nga qytetet që ka filluar aplikimin e ligjit është bashkia e Tiranës ku zyrtarët iu përgjigjën gazetarëve se janë regjistruar 1113 administratorë. Kjo listë gjendet edhe në portalin Tirana.al por kur u pyetën për numrin e ashensorëve që funksionojnë në këtë bashki, askush nuk u përgjigj.
Nga ana tjetër në qytetin e Durrësit ku ka një zhvillim dhe boom ndërtimi, zyrtarët e bashkisë nuk kanë informacion për numrin e instaluar të ashensorëve, ndërkohë që ka vetëm 8 adminitratorë të regjistruar në 2023-2024.
Ndërkohë në Elbasan nuk kanë asnjë informacion për administratorët, e mandej dhe për ashensorëet. E njëjta situatë dhe në Fier ku zyrtarisht përgjigjen: “Muk kemi certifikuar asnjë administrator në Pallate”.
Inspektoriati “në gjumë”
Nga viti 2021 deri në 2024 në regjistrin që mbahet në ISHMT numri i ashensorëve të regjistruar shkoi në 2684 nga 1200 të tillë që ishin në 2021.
“ISHMT ka informacion vetëm për numrin e ashensorëve të regjistruar në Regjistrin Nacional” thonë zyrtarët e institucionit për Ina. Por edhe brenda stafit të këtij institucioni struktura për produktet mekanike që merret me ashensorët ka vetëm 8 inspektorë dhe vetëm një për gjithë territorin në vend përballë një numri prej 10 mijë ashensorësh që ka në Shqipëri.
Gjatë tre viteve, 2021, 2022, 2023 ky institucion bëri 879 inspektime për të verifikuar kërkesat ligjore që janë përmbushur nga administatorët.
“Në 2021, 336 inspektime u bënë dhe u morën 95 masa administrative. Në 2022, u bënë 309 inspektime dhe u morën 114 masa administrative dhe në 2023 u bënë 234 inspektime dhe u morën 52 masa” thotë ISHMT.
Qytetarët ankohen pak për cilësinë e ashensorëve, mënyrën e mirëmbajtjes. Kjo edhe për faktin se kanë pak njohuri për mënyrën e ankimit pranë këtij institucioni.
Një prej incidenteve të mëdha me ashensorët ishte ai vitin e kaluar në zonën e Astirit, ku ashensori ra nga kati i pestë me pesë vetë brenda.