Një i mitur është dhunuar nga një grup djemsh të moshës 16-vjeçare.
Një 12-vjeçar është dhunuar barbarisht nga bashkëmoshatarët e tij jashtë ambientebve të shkollës sapo mbaronte mësimi. Kjo dhunë ishte e vazhdueshme dhe prindërit e 12-vjeçarit e kanë denoncuar por prokuroria ka thënë se dhunuesit janë nënmoshë dhe nuk mbanin dot përgjegjësi.
Edhe pse ata janë minorenë 12-vjeçari ka hasur probleme shëndetsore për shkak të dhunës nga grupi i djemve të tjerë.
Rasti është denoncuar në emisionin “me zemër të ahpur” në News24 ku i ati i tij ka deklaruar gjithashtu se rasti është zbulur pasi e bija kishte parë të vëllanë në Tik Tok duke u rrahur nga 6-7 djem të tjerë.
“Djali që kur u rrah në mënyrë barbare nga 5-6 vetë, nuk është në gjendje të mirë. Ky grup e ka rrahur besoj më shumë se njëherë. Djali nuk tregonte, sepse e kërcënonin. Më përpara se të ndodhte ngjarja, djali ka thyer këmbën në orën e fiskulturës. Këta djem pretendojnë se i ka sharë. Arsyeja e vërtetë ka qenë se ata djem kërkonin lekë nga 10 mijë lekë për secilin, ku do i gjenim ne këta lekë. Ne kemi gjetur mesazhe të tilla. Ata djem janë problematikë në lagje e në shkollë. Jam e zhgënjyer nga Prokuroria. Unë jetën e djalit tim nuk e kam të sigurt, sepse ata djem çdo pasdite vijnë si grup. Policia ka vepruar mirë, jam e zhgënjyer nga Prokuroria. Drejtoresha dhe zv drejtoresha na janë gjendur pranë, sepse kemi pësuar traumë. Asnjë prind i dhunuesve nuk ishte në mbledhje, edhe pse u kërkua. Kërcënimet kanë vazhduar nëpërmjet mesazheve te celulari i djalit.”, ka thënë nëna e djalit.
Ne e mësuam ngjarjen vonë. Djali erdhi në shtëpi i enjtur, ishte me shenja gjithandej dhe ishte mbyllur në tualet. Na e tregoi vajza. Kur i thamë se çfarë ke, djali edhe nuk tregoi. Vajza i gjeti video në Tik Tok, ku shihej se rrihej në mënyrë barbare. Ne bëmë denoncim dhe pritëm sa pritëm dhe çështja është pushuar. Janë 6-7 djem që e rrahin djalin. Njëri nga dhunuesit është mbi 18 vjeç. Ai e ka grushtuar më shumë. Aty ka pasur edhe sende të forta. Shumica e atyre djemve janë në shkollë, janë më të rritur, janë në klasa të larta.“, është shprehur babai.