Ditën e sotme është mbajtur seanca për tragjedinë e Gërdecit në SPAK, ndërsa raportohet se janë marrë në pyetje edhe dëshmitarët e parë lidhur me rastin.
I pari që dëshmoi në procesin ndaj Fatmir Mediut ishte Feruzan Durda që humbi djalin e tij të mitur në tragjedinë e Gërdecit. Ai sqaroi se ditën e ngjarjes ndodhej në punë kur u telefonua nga bashkëshortja që e njoftoi për shpërthimin që i mori jetën të birit.
Ka pasur debate të forta mes tij dhe avokatëve të Mediut, pasi ai nuk kishte deklaruar në dëshmitë e mëparshme se djali i tij 15-vjeçar punonte në fabrikën e demontimit të armëve.
Durda e cila tregoi momentin e shpërthimit dhe humbjen e djalit të saj, ka sjellë në gjykatë edhe dy fletoret e djalit të saj.
Teksa i kërkoi trupës gjykuese llogari pse fletoret janë bosh, tha se vendimin duhet ta shkruajnë aty.
E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut tha se nuk ka asgjë personale me të por e quajti ngjarjen e rëndë një krim shtetëror.
“Gërdeci është krim shtetëror dhe përgjegjësi ka e gjithë piramida e shtetit. Nuk kam gjë personale me Fatmir Mediun”, tha ajo.