Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Kretë. Sipas protothema.gr, i riu u dërgua në spital pasi u ndje keq pas një debati me dy të rinj grekë. Pavarësisht ndihmës së mjekëve ai nuk mundi t’ia dilte.
Orgito Lloci dyshohet se para se të rrëzohej ka pasur një debat të ashpër mes tij dhe dy 24-vjeçarëve grekë dhe këta të fundit mund ta kenë qëlluar me grusht në kokë. Ngjarja ndodhi në Kalyves Apokoronou.
Personat e përfshirë në sherr janë ndaluar dhe në varësi të rezultateve të autopsisë nuk përjashtohet që të akuzohen edhe për vrasje.
Pas përfundimit të konfliktit e ndërsa të dyja palët ndodheshin në vendngjarje, Lloci nuk është ndjerë mirë. Menjëherë është thirrur ndihma e parë, duke e transportuar 20-vjeçarin shqiptar drejt spitalit të Hanias, ku ndërroi jetë.