Dy vite e gjysmë më parë u përfshi në një aksident të rëndë dhe sot nuk mund të ngrihet në këmbë! Është historia e trishtë e Xhinos, 32-vjecarit nga Tepelena që vjen e rrëfyer në Report TV nga motra e tij, Aida. Për shkak të pamundësisë financiare, ajo kërkon ndihmë për ta trajtuar vëllanë në një klinike të specializuar fizioterapike.
Ky është Luan Merkohasani ose siç e thërrasin ndryshe, Xhino. Ka 2 vjet e gjysmë që dergjet në shtrat nën kujdesin e të motrës dhe të ëmës. 32 vjeçari nga qyteti i Tepelenës pësoi aksident rrugor në janar të vitit 2021 në aksin nacional Tepelenë-Memaliaj. Teksa drejtonte makinën u përplas me një maune në një kohë me shi.
32-vjeçari pësoi dëmtime te shumta ne koke dhe trup. Tre muaj pas aksidentit ka qëndruar në koma dhe tre muaj te tjerë ne terapi intensive. Pasi ka filluar te reagoje ka dalë nga spitali i Traumës, por gjendja vazhdon te mbetet e rende.Përmes Report Tv, e motra, Aida Pushi kërkon ndihmë për ta dërguar vëllanë në ndonjë klinike te specializuar fizioterapike.
“Kërkojmë ndihmë për ta çuar në një klinike të specializuar fizioterapie. Ça na kanë ndihmuar ça na kanë gënjyer, premtime të kota. Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu i kam shkruar dhe s’më ka kthyer përgjigje. I kam shkruar dhe drejtoreshës së Spitalit të Traumës prej 1 viti me ka lënë pa përgjigje. I jemi drejtuar dhe shoqatave humanitare por s’na kanë ndihmuar”.- tha Aida Pushi e motra.Motra i qëndron Xhinos tek koka, duke lënë mënjanë angazhimet dhe detyrimet e veta familjare karshi fëmijëve apo bashkëshortit. Po kështu ka braktisur dhe punën t’iu përkushtuar të vëllait.Një dramë e vërtetë me akte të pambarimta është kjo në familjen Merkohasani në Tepelenë. I ati i Xhinos ndërroi jetë nga tragjedia e të birit, disa muaj pas aksidentit. Në dy vitet e fundit, shumë zhgënjime ka përjetuar, por Aida Pushi nuk dorëzohet. Ajo sot i drejtohet për ndihmë jo vetëm institucioneve por cdo shqiptari që mund të kontribuojë për përmirësimin e shëndetit të Xhinos.
*Për të ndihmuar familjen Merkohasani mund të kontaktoni në këtë numër +355688437473 (Aida Pushi)
Nr llogarisë; AL53902644414171030185421815