Një 32-vjeçare në Fier u arrestua nga policia pasi plagosi me thikë orët e para të mëngjesit të së mërkurë bashkëjetuesin e saj.
Ngjarja ndodhi në lagjen “Liri”, ku Arinarda Asllani, nënë e tre fëmijëve, qëlloi me mjet prerës 32-vjeçarin, Arjan Jorgati pas një debati që patën në banesë. Mësohet se ky i fundit kishte shkuar në shtëpi në gjendje të dehur dhe kjo gjë kishte nxitur konfliktin mes çiftit.
I plagosuri u nis me urgjencë drejt spitalit ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kjo është hera e dytë që 32-vjeçarja, Arinarda Asllani ndalohet nga policia pasi dhe në vitin 2013 plagosi me thikë ish-bashkëshortin e saj.