35 vjeçari prej tre muajsh në burg pasi u martua me të miturën, vajza flet live në tv: Në familje dhunohesha, vetëm te ai dua të shkoj

Një djalë 34-vjeçar është arrestuar për kryerje të marrëdhënieve seksuale me të mitur në 11 janar të këtij viti.

Aranit Arapi u arrestua në banesën e tij në fshatin Kryekuq të Bashkisë Divjakë. Ai ishte martuar me një të mitur dhe pas denoncimeve të shumta në polici të familjes së vajzës atij u vunë prangat. Vajza 14-vjeçare nga Roskoveci i Fierit kishte 10 muaj që qëndronte e martuar me 34-vjeçarin.

Në 15 Mars të 2023 e mitura la klasën e 7 dhe shkoi në Kryekuq, ndërsa në 27 Gusht 2023 familja e djalit bëri dasmë. Që nga kjo ditë 14-vjeçarja jetonte me burrin, prindërit dhe motrën e tij sipas saj ata nuk e dinin që nusja që djali u solli në shtëpi ishte 14 vjeçe, por 17. Megjithatë që nga koha kur 14-vjeçarja iku nga shtëpia, prindërit e saj e denoncuan në polici. Dy familjet kanë pasur probleme me njëra tjetrën, por vajza këmbëngulte në dashurinë e saj, duke mos iu bindur edhe policisë.

Vajza ka kontaktuar vetë redaksinë e “Shqipëri Live” dhe kërkon që të ribashkohet me 35 vjeçarin pasi sipas saj vetëm aty ndihet e lumtur dhe e sigurt. Ajo thotë se në familjen e saj ka qenë e dhunuar nga babai dhe nga xhaxhai herë pas herë.

“Për momentin jam shumë mirë, jam e qetë. Jam në një qendër ku janë kujdesur për mua. Kam folur edhe me psikologë, më ka bërë më mirë. Kam menduar t’i bëj dhe keq vetes më parë. Është larguar por jo thellë-thellë. Unë dëshiroj që ta nxjerr nga burgu atë djalë. Ai nuk ka asnjë faj sepse nuk e dinte moshën time reale. Unë i kisha thënë që isha 17 vjeç. Ne bëmë dasëm kur unë ik nga shtëpia. Ika pa dijeninë e prindërve nga shtëpia sespe nëse do i kisha lajmëruar nuk do më linin, do më mbyllnin në shtëpi dhe nuk do më linin më të dilja. Më kanë ushtruar dhunë fizike nga babai dhe xhaxhai, për çështje morali, nëj gjë të ndodhte në shtëpi unë e kisha fajin. Ata dëgjonin një fjalë, flisnin të tjerët për mua dhe ata më dhunonin. Ka ndodhur disa herë. Nuk e kam denoncuar sepse më kërcënonte xhaxhai. Më thoshte ‘Nëse ankohesh në polici, nuk e di çfarë do të të gjejë’. Nënën time në atë shtëpi nuk e pyeste njeri, nuk më mbronte dot. Kam dy motra më të mëdha dhe një vëlla më të vogël. Nuk kanë ndërhyrë për të më mbrojtur sepse atëherë do dhunoheshin dhe ata. Ata janë dhunuar rrallë herë, ndaj meje më pak. Ata nuk thoshin dot asgjë sepse në se flinsin do dhunoheshin. Unë kam punuar, kam shitur në treg. Shisja vetëm, isha ndihmë në familje. Vendimin unë e kam marrë dhe me këtë do eci, nuk e ndryshoj mendjen, dua vetëm atë, nuk ka njeri tjetër. E kuptoj që nuk vendos dot vetë, por ky është vendimi që unë kam marrë dhe nuk ma ndryshon njeri mendjen. Unë nuk bëhem pishman, as për këtë hap që kam hedhur. Jam e sigurt. Shkollën e kam ndërprerë sespe kishim vendosur që ta vazhdoja në shtator në Tiranë.

Nuk kam mundësi të mendoj për të ardhmen, pas 5 vitesh asgjë. Unë tani dua vetëm të shkoj tek familja e djalit. Vetëm këtë mendoj. Nuk kam asnjë kontakt me familjen time. Më kanë kërkuar por nuk kam pranuar unë, nuk dua të flas me asnjë prej tyre. Jam e lënduar nga ata sepse nuk e prisja që ta bënin këtë gjë. Nuk e prisja të denonconin bashkëshortin tim. Momenti më i bukur që kam përjetuar në atë familje ka qenë kur u bëra me vëlla, i vetmi moment i bukur.

Unë nuk kam kontakt me familjen e Arianitit sepse jam shumë e ngarkuar për momentin, por e di që do jem e qetë po të shkoj aty. Momenti më i bukur që kam kaluar aty është dasma. Dua të shkoj aty sespe unë do jem më e qetë dhe nuk do kem kaq stres. Unë dua që Arianiti të dalë nga burgu sepse nuk e kuptoj pse ai është aty dhe pse u bë mediatike. Kjo më shqetëson edhe më shumë.”– tha e mitura.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *