39 vjeçari ishte përdorues i rregullt i aplikacioneve të njohjeve online, dyshimet për vrasjen e Bledar Dedjas

Detaje të reja janë zbardhur për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar, Bledar Dedja, në Itali, si edhe për gruan që e marrë në pyetje gjatë hetimeve.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, mësohet se Dedja ka qenë në një lidhje jashtëmartesore prej dy vitesh, më një 30-vjeçare shqiptare.

Para hetuesve, 30-vjeçarja ka pranuar se e kishte njohur Dedjan në një aplikacion takimesh. Ajo u gjurmua nga hetuesit pasi këta të fundit analizuan telefonin e viktimës. Shqiptarja ishte në mesin e shumë personave që policia italiane ka marrë në pyetje për vrasjen e 39-vjeçarit.

Hetimet janë fokusuar pikërisht në pistën e krimit të pasionit. Dyshimet janë se Dedja, i cili ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, bënte një jetë të dyfishtë, për të cilën bashkëshortja e tij nuk kishte dijeni.

Ka dyshimet se ai ishte përdorues i rregullt i aplikacioneve të njohjeve online, që i finalizonte me takime, por dyshime ka po ashtu se ai mund të ketë pasur njohje me disa gra të tjera.

Aktualisht nuk ka ende një autor për krimin e rëndë që ndodhi në Asolo të Treviso-s. Bledar Dedja u gjet i masakruar me thikë në pyjet e Paderno del Grappa.

Sipas autopsisë, ai është goditur më shumë se 20 herë me thikë, por shkaku i vdekjes u identifikua si një goditje e vetme fatale në shpinë, mjaft e fuqishme për të shkaktuar gjakderdhje të brendshme në gjoks.

Hipoteza e një grabitjeje të gabuar është përjashtuar, pasi 39-vjeçarit i gjetën portofolin dhe celularin brenda makinës, 100 metra larg trupit.

Hetuesit po përpiqen të rindërtojnë orët e fundit të 39-vjeçarit përmes mesazheve dhe telefonatave, për të gjurmuar personin (ose personat) me të cilët ai duhej të takohej pasditen e së shtunës.

Arma e vrasjes, mesa duket një thikë e madhe, nuk është gjetur ende, ndërsa plagët në krahët dhe duart e viktimës tregojnë përpjekjen e tij për t’u mbrojtur nga sulmet.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *