Dosja e një 40 vjeçari shqiptar është marrë së fundmi në shqyrtim nga gjykata në Athinë, pasi ai u kap duke dalë nga një hotel në Omonia, me një 14 vjeçare në ajnar të këtij viti. Burri, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, kishte vajzën moshatare me 14 vjeçaren, por megjithatë asgjë nuk e ka ndaluar t’i shkojë pas asaj. Ka qenë nëna e adoleshentes që fillimisht ka parë një foto të të dyve në celularin e së bijës dhe i ka kërkuar 40 vjeçarit të largohet prej së bijës.
Sipas provave të dosjes, të publikuara sot nga “Espresso”, “lidhja” e të miturës me shqiptarin, baba i dy fëmijëve që banonte në Elefsinë, ka nisur që kur ajo ishte nxënëse në vit të parë në gjimnaz. Duke e ndjerë se diçka nuk shkonte, nëna e saj kontrolloi celularin e së bijës dhe pa një foto të të dyve në një moment intim, ndërkohë konfirmimin e lidhjes nëna e ka marrë kur ka parë vajzën me 40-vjeçarin në Monastiraki. Ajo i kërkoi me këmbëngulje të largohej nga vajza e saj, duke i thënë se nuk është mirë që të ketë marrëdhënie me një 14-vjeçare, ndërkohë ai duke u shtirur i tha se janë ulur bashkë dhe se e sheh si fëmijën e tij.
Mbrëmjen e 22 janarit, 14-vjeçarja dhe një mikesha e saj, kur pa se mamanë e saj e kishte zënë gjumi, janë larguar për të takuar shqiptarin në Athinë. Gruaja, kur u zgjua në mëngjes dhe pa vajzat që nuk ishin dhe i telefonoi dhe ata e qetësuan duke thënë se po kthehen. Por kur ka ardhur mëngjesi dhe 14-vjeçarja nuk ishte kthyer, nëna duke kërkuar llogaritë e saj në rrjetet sociale ka parë 40 vjeçarin që kishte publikuar në rrjetet sociale një foto nga hoteli dhe e ka kuptuar se çfarë po ndodhte.
Ajo ka denoncuar menjëherë gjithçka në polici dhe në ato momente policia ka dalë me nxitim nga hoteli dhe sapo shqiptari ka dalë me vogëlushen e kanë arrestuar. Ekzaminimi mjeko-ligjor është një tjetër parametër që “djeg” 40-vjeçarin, pasi, sipas shkresave të çështjes, u gjetën prova jashtëzakonisht të forta për praninë e materialit biologjik të të pandehurit në sipërfaqen e jashtme të të brendshmeve të të miturës.
Një tjetër dokument është siguruar nga kamerat e sigurisë së hotelit, pasi rezultoi se i akuzuari dhe 14-vjeçarja kanë mbërritur aty në orën 01.46, të shoqëruar nga shoqja e vajzës dhe i dashuri i saj. Me fjalë të tjera, 40-vjeçari është gjetur herët në mëngjes në dhomë me tre të mitur! Natyrisht, çifti i dytë është larguar nga hoteli rreth orës 5 të mëngjesit dhe të dy kanë mbetur vetëm deri në momentin e arrestimit.
Pretendimet e tij se ajo ishte prezantuar me të si një 16-vjeçare, se ai sapo e kaloi natën me vajzën e vogël sepse ishte ftohtë dhe shërbimet e metrosë ishin ndalur dhe se ata nuk kishin pasur kurrë kontakt seksual, në thelb zhvlerësohen nga shënimet që vogëlushja i shkruante.
“Më bëre të të dua dhe çdo ditë më shkatërron. Duhet të kisha dëgjuar të tjerët dhe të largohesha herët. Më mungon trupi yt i mrekullueshëm”, shkruan ndër të tjera ajo, ndërsa në një moment tjetër 14-vjeçarja përshkruan kontaktet e tyre të mëparshme seksuale me detaje rrëqethëse që nuk mund të publikohen por janë përfshirë në shkresa.
40-vjeçari këmbëngul se e gjithë kjo është në imagjinatën e vogëlushes, por dialogu i tij me recepsionisten e regjistruar nga kamerat tregon të vërtetën e zymtë.