Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një 47-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një makinë në lagjen nr.10 në Korçë, Policia ka arrestuar në flagrancë një 37-vjeçare, e dyshuar për veprën penale “Prostitucioni”.
Nga veprimet hetimore të deritanishme, uniformat blu njoftojnë se 37-vjeçarja me iniciale V.Sh., ka qenë në automjet duke kryer marrëdhënie seksuale me 47-vjeçarin M. Ç., kundrejt pagesës.
Nga hetimet dhe nga ekzaminimet e deritanishme mjekoligjore, dyshohet se 47-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e hipertensionit.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.