5 vjeçarja në Greqi ndërron jetë, prindërit vendosin t’i dhurojnë organet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi.

Bëhet me dije nga mediat e huaja se një vajzë e vogël vetëm 5 vjeç e 6 muajshe nga Patra ka ndërruar jetë në spitalin e Rios. Vogëlushja u shtrua në ICU të Fëmijëve në Rio me koronavirus dhe hemorragji cerebrale.

Prindërit e vogëlushes morën vendimin e guximshëm për të dhuruar organet e fëmijës së tyre, duke shpëtuar kështu jetë të tjera.

Leja është dhënë dhe prej mëngjesit të sotëm, të dielën e 5 shkurtit, po vijon procedura e heqjes së organeve. Kështu, u kryen analizat e nevojshme dhe siç theksoi drejtori i ICU-së së Fëmijëve në Rio, Andreas Iliadis procesi aktualisht është duke u zhvilluar.

Vihet re se sipas informacioneve të para, disa nga organet e vogëlushes do të udhëtojnë jashtë vendit për të gjetur persona që kanë nevojë për to.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *