Ish-ministri Arben Ahmetaj ka thënë këtë të enjte se nuk i ka kërkuar ndonjëherë ndihmë kryeminiostrit Edi Rama, referuar deklaratës që ky i fundit ka bërë një javë më parë, kur tha se nëse ish-ministri është përfshirë në procedurën e inceneratorëve duhet t’i dalë për zot vetes.
“Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Po them vetëm kaq. Nuk do desha të isha në vendin e Kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Ai për mua, sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, Kryeministrin”, u shpreh Ahmetaj.Arben Ahmetaj: Unë Edi Ramës nuk i kam kërkuar ndonjëherë ndihmë. Po them vetëm kaq. Nuk do desha të isha në vendin e Kryeministrit që të pretendoja të bëja gjykatësin. Ai për mua, sugjerim, të bëjë atë që bën më mirë, Kryeministrin. Gjykatësi është çik i sikletshëm, duhet të njohësh procedurat me detaje.
Blendi Fevziu: Kur dëgjove Kryeministrin që tha ato fjalë për ty, t’u kujtua Saimir Tahiri, Lefter Koka, Alqi Bllako?
Arben Ahmetaj: Kam një rekord, kur ka qenë dhe Bashkim Fino prezent, dhe mua më kujtohen këta ish-kolegë me shumë dhimbje dhe shumë shpesh unë me Saimir Tahirin s’kam shkuar fare. Por dhimbja që të shoh një ish-koleg në atë situatë është shumë e madhe. Burrat kur lindin dhe bëhen burra, i marrim parasysh të gjitha. Ajo që tha kryeministri, bëri rolin e gjykatësit, nuk kam nevojë për ndihmë. Ai e ka zakon të drejtë që thotë se përgjegjësia është personale.
***
Blendi Fevziu: Çfarë po ndodh me Arben Ahmetajn? U zhduk nga zv/kryeministër. U zhduk nga drejtimi i qarqeve në parti, nuk po figuron askund? Ndërkohë shtypi po nxjerr disa materiale që e akuzon për lidhje me personat e inceneratorëve, qëndrim në hotele bashkë me ta, shiko kam një pjesë që kanë dalë në media. Ka akuza të tjera që në fakt ai duhet të japë përgjigje dhe s’e di pse nuk jep përgjigje. Çfarë raporti keni ju me Arben Ahmetajn për momentin?
Arben Ahmetaj: Tani për të dhënë një përgjigje që është edhe e përgjithshme edhe e përveçme.
Blendi Fevziu: E dua konkrete.
Edi Rama: Edhe e përgjithshme edhe e përveçme pra. Kur unë kam filluar luftën për Reformën në Drejtësi e kam filluar sepse unë e besoj atë gjë dhe e kam ditur shumë mirë që ajo luftë do të thotë ndër shumë gjëra të tjera që të hapësh rrugën që drejtësia pak nga pak të ketë në dorë armë që nuk i kontrollon dot dhe të godasë, majtas-djathtas. E kam ditur, kam qenë plotësisht i vetëdijshëm, e kam thënë dhe i qëndroj asaj, që të jemi shumë të qartë. Kur ky shoku i shokëve që pikërisht se nuk ka ditur të zgjedhë shokët është kaq dobët se nuk di ku ka veten e vet thotë shoku ky, shoku ai, i duket sikur thotë ndonjë gjë të zgjuar…
Blendi Fevziu: Të ngeli te Shkullaku tani?
Arben Ahmetaj: Prit të jap përgjigjen se nga ai e morëm spunton pra. Spunto filozofike shumë.
Blendi Fevziu: Ja faturat e hoteleve.
Edi Rama: Gjyshja ime nuk kishte shkollë, por në gjithë jetën e vet nuk ka thënë 1 nga 1000 banalitetet që thotë ky në ditë, në kuptimin e gjërave të rëndomta. Çka po ju thosha është kjo. Kur numërohen këto raste mua nuk më vjen mirë natyrisht sepse në aspektin njerëzor unë me gjithë këta njerëz kam pasur marrëdhënie. Por nga ana tjetër kjo është gjëja që unë kam kërkuar, që kush shkel aty ku nuk duhet, përgjigjet. Kjo është gjëja që kam kërkuar unë. Dhe gjëja që unë kam thënë janë në analet e kryeministrisë kur ju të studioni arkivat se jeni më i ri se unë. Kam thënë një gjë: Këtu jemi një skuadër. Luftojmë të gjithë për qëllimet e shpallura. Kush në ndërkohë gabon rrugë ose i merr koka erë dhe bashkë me qëllimet e shpallura kërkon të realizojë edhe qëllime të tjera, do t’i dalë për Zot vetë pastaj. E kam thënë publikisht qysh në kohën kur filloi çështja e Saimir Tahirit që PS nuk është studio avokatie. Kush hyn në këto rrugë merr avokatë, shkon atje dhe përballet. Sa i përket çështjes së Arben Ahmetajt, ai ka qenë bashkëpunëtori im, kam punuar me të për një periudhë kohe të gjatë dhe këto gjëra që dalin, në qofshin të vërteta, gjë që do ta thotë prokuroria, më vjen shumë keq.
Blendi Fevziu: Të vjen keq?
Arben Ahmetaj: Më vjen shumë keq, por nuk e ndihmoj dot. Në qofshin të vërteta.
Blendi Fevziu: Po përgjegjësi morale ka kryeministri që një ministër Tahiri shkon në burg, ministri Koka shkon në burg, deputeti Bllako është në burg pavarësisht se për këta të dy nuk ka vendim të formës së prerë? Ka përgjegjësi morale në politikë se për penalen, dakord shkon tek avokati?
Arben Ahmetaj: Përgjegjësi morale kryeministri ka kur gjykata çon në arrest shtëpie Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve dhe kryeministri del në konferencë shtypi dhe thotë prezumimi i pafajësisë është i shenjtë. Ai do të vazhdojë t’i drejtojë tatimet nga shtëpia. Ky i vdekuri që kujton se është gjallë, kur ishte kryeministër…
Blendi Fevziu: Ai është prezumimi i pafajësisë…
Arben Ahmetaj: Ndërsa unë mendoj se nuk është prezumim pafajësie, por ky është pikërisht përgjegjësia morale e kryeministrit. Që do të thotë, kryeministri nuk mban përgjegjësi nëse Drejtori i Tatimeve ose ministri çmendet dhe del nga shinat pas shpinës së tij, por mban përgjegjësi për mënyrën si reagon në momentin kur gjëja merr formën e një akuze. Ky është dallim i madh. Kjo është përgjegjësia morale sepse çfarë përgjegjësie morale mor zotëri… Jetojmë në një sistem ku përgjegjësia morale është përgjegjësi politike dhe përgjegjësi personale karshi gjithë opinionit publik për qëllimet e shpallura. Ata që futen në veprimtari paralele për qëllime të pashpallura dhe që nuk janë në gjendje të përbashkëta marrin përsipër të shkelin ligjin dhe kush shkel ligjin përgjigjet para ligjit.
Blendi Fevziu: A jeni takuar ju në Maltë me Klodian Zoton?
Arben Ahmetaj: Kurrë!
Blendi Fevziu: A jeni ju koka e inceneratorëve, siç thonë kolegët tuaj në PS?
Arben Ahemtaj: A pse ta thonë ty ata?! Po le të shkojnë në SPAK ta thonë.
Blendi Fevziu: Pse Klodian Zoto do kokën tënde? Çfarë ka ndodhur mes jush? Pse u prishët?
Arben Ahmetaj: Këtu qarkullon një legjendë urbane “Si ka mundësi që Arben Ahmetaj e çoi dosjen te Ilir Meta?”. Kurrë unë nuk kam çuar….
Blendi Fevziu: Pse Kryemadhi dhe Meta nuk e përmendin emrin tuaj fare?
Arben Ahmetaj: Nuk kam firma, nuk kam marrë pjesë fare në procedurë. Thashethemi ka prevaluar, saqë më pyesin njërëz. U kam thënë, nuk ka dosje dhe dokumente sekrete.
Blendi Fevziu: Unë kam informacion që ti ke çuar dosjen.
Arben Ahmetaj: A ke ti…