Një aksident i katërfishtë ka ndodhur orët e vona të mbrëmjes në zonën e “Vasil Shantos” në kryeqytet.
Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë një nga drejtuesit e mjeteve që ka përplasur tre makina të tjera në rrugë. Pas aksidentit, ai është larguar nga vendngjarja dhe ende nuk është identifikuar nga policia.
“Makina ka përplasur automjetet me drejtues shtetasit E. M., A. P., dhe A. M.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i automjetit shtetasi E. M., dhe pasagjerët e automjeteve, shtetasit A. S., J. Q., A. P., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.