Fjetja në verandë bëri bashkë të gjithë banorët, të cilët ndanë biseda të ndryshme me njëri-tjetrin. Rrëfimet për jetën personale po ashtu nuk munguan gjatë qëndrimit të tyre në verandë.
Duke folur me Evën, Ermiona ndau një histori personale që i kishte ndodhur disa vite më parë. Ajo tha se Shqipëria e ka lënë me trauma dhe se nuk ka për t’ia falur kurrë vendit të saj, për dëmin që i ka shkaktuar.
Në moshën 25-vjeçare, rrëfeu ajo, dy persona i grabitën automjetin, duke e kërcënuar atë me një armë në kokë.
Ermiona shtoi se në automjet, që sipas saj, në atë kohë e zotëronte vetëm ajo dhe një ministër, kishte çantën, para dhe të gjitha këto sende ia grabitën.
Sipas saj, ngjarja ka ndodhur te rruga “Mylsym Shyri” në Tiranë, te drejtoria e policisë.
Ermiona shtoi se në atë kohë iu deshën një javë të merrte veten nga kjo ngjarje dhe se pas 6 muajsh policia ia gjeti makinën.