E ftuar në S’e luan Topi në Top Channel, Tea tregoi nëse realisht ka pasur një pëlqim për Luizin ashtu sic është interpretuar nga jashtë.
“Unë kam folur gjërë e gjatë për këtë, e erdhi një pikë sa thashë hajt më se s’po e mohoj të mendojnë ça të duan.
U krijua një perceptim se unë kam një pëlqim për Luizin. Jo, unë nuk kam pasur pëlqim për Luizin, po sa do e mohoj, nuk ma beson njeri.
Erdhi pika që thashë hajde po bëj sikur ishte e vërtetë. Ai flirtonte shpesh me mua, por e kishte pjesë të karakterit, kështu është ai, nuk e bën vetëm me mua,” tha Tea.
Po ashtu ajo tregoi se kush mund ta fitojë BBVip: “Duke parë pëlqyeshmërinë që ka jashtë mendoj se Luizi e fiton”.
Një episod që ajo tregoi ishte fakti që një fans i Luizit kishte tentuar ta përplaste me makinë.
“Një nga fansat e Luizit donte të më përplaste me makinë. Isha pasagjere, motra e vogël në timon, dikush po u përpiqte të na aksidenonte. E kuptova që ishte fans i Luizit se po hidhte ujë, po na fliste. Big Brother vazhdon edhe jashtë,” tha Tea.