Maria de Filippi u përball me një situatë aspak të hijshme në ditën e dytë të homazheve për bashkëshortin e saj, Maurizio Costanzo. Ndërsa në dhomën ku qëndronte trupi i bashkëshortit hynin e dilnin njerëz që donin t’i japnin lamtumirën e fundit gjigandit të gazetarisë italiane, ka patur mes tyre që kanë kërkuar Maria De Filippit, të bënin një foto selfie.
Ajo nuk reagoi por gjeti forcën për të pranuar e për të dhënë një gjysmë buzëqeshje të ndrojtur.
Të gjithë shprehën solidaritet të madh me de Filippin në rrjetet sociale, duke vlerësuar dinjitetin e atyre që arrijnë të kuptojnë të tjerët edhe kur e kundërta natyrisht duhet të ndodhë