Sëmundja e një prej banorëve të Big Brother Vip, Luiz Ejllit, bëri që e gjithë vëmendja e shqiptarëve të kthehej nga shtëpia më e famshme. A është Luiz i sëmurë apo jo? Kjo ishte pyetja që diskutohej kudo, kafe, ambiente pune, shtëpi, kudo ku shkoje.
Atëhere u tha se ai nuk është i sëmurë, duke bërë që kjo çështje të harrohej, por dyshimet se këngëtari ka probleme shëndetësore janë rikthyer sërish.
Mbrëmjen e kaluar Luizi ka qenë i sëmurë. Teksa të gjithë ishin duke u argëtuar në oborr, ai po qëndronte në dhomën e gjumit.
Fillimisht këngëtari filloi të dridhej, ku ishte këngëtarja Nita Latifi e cila e pa dhe iu afrua për të pyetur nëse ndihej mirë.
Për të mos alarmuar të tjerët, Luizi ka shkuar më pas në dhomën e rrëfimit ku dhe më pas është vizituar nga një doktor, dhe këtë nuk e zbuluan kamerat e shtëpisë, por ka qenë Maestro i cili e ka treguar gjatë një bisede me Kiarën, e cila i ka kërkuar që të mos e diskutojë këtë.
Në një video që është bërë virale në rrjet, Armaldo dëgjohet teksa i thotë moderatores: Po paska ardhur një doktor për atë, paska ardhur një doktor
Gjithashtu, në një tjetër moment Kiara dëgjohet teksa i thotë Ermionës që të mos e shqetësojë Luizin dhe se atij i duhen ilaçe specifike.
Kiara: Nuk ke se çfarë i bën
Ermiona: Po kam unë moj ilaçe
Kiara: Po nuk i pi pra, sepse do ilaçe specifike, ai i ka pirë tni do thjesht të rrijë të flerë. Mos i fol fare se bëhet shumë nervoz, do të ta ktheje përgjigjen keq
Ermiona: Mua më erdhi gjynah, sepse sma ktheu përgjigjen siç ma kthente gjithmonë. Unë kam ilaçe
Kiara: Ato duan ilaçe specifike, nuk mund ti japësh ilaçe të tjera.