Trekëndëshi i dashurisë që është krijuar midis dy banorëve të “Big Brother VIP” Keisi dhe Kristi, dhe partneres që ky i fundit kishte lënë jashtë ka marrë shumë vëmendje së fundmi.
Zaza, e dashura e Kristit, publikoi më herët dhe një bisedë që kishte pasur me banorin, për të vërtetuar lidhjen e tyre, duke pretenduar se biseda ishte zhvilluar më 24 dhjetor, pasdite, nj ditë para hyrjes në BBVIP.
Megjithatë, ish-banori Gent Hazizi, i ftuar në “Shqipëria LIVE”, ka ngritur dyshime për vërtetësinë e kësaj bisede pasi ai deklaroi se të gjithë banorët në atë orë ndodheshin në hotel, dhe telefonat e tyre ishin sekuestruar nga produksioni.
“Telefonat na i kanë sekuestruar që në hotel, para se të niseshim për te Bigu. Nuk ka mundësi sepse ora është 6 pa 10 e pasdites, nuk kemi pasur telefona në atë moment. Kristi ka thënë që ka qenë shumë konfuz për lidhjen që ka pasur nga jashtë, kur hyri.”- tha Genti.
I ftuar në Shqipëria LIVE, miku i Kristit, Olsi Abazi, ka deklaruar se Zaza po e bën gjithçka për vëmendje, ndërsa shtoi se Kristi është shumë i përfshirë me Keisin dhe se lidhja e tyre është e vërtetë.
“Ajo po e bën për vëmendje. Kristi nuk e tradhtoi. Ai është mes mijëra kamerave. Ai e deklaroi që unë jam i hapur, pavarësisht që e ka thënë që kam diçka. Ai është shumë i pasionuar ndaj Keisit. Është shumë e dukshme për mua që e njoh. Ai tha që unë u ndava, pra ka shprehur atë që ai nuk ja shprehu dot kësaj vajze.
Sa i përket Sabianit, ai është baba. Ai e sheh të bijën e vet, edhe rreziku më i vogël që ndjen është i madh për të. Edhe unë do i vija duart në fyt. Kristi me atë që e njoh është totalisht i përfshirë. Ai nuk e bën dot një gjë që nuk e do. “- tha ai.