Pamjet nga afër, momenti kur autobusi merr para të gjitha makinat

Një aksident i rëndë me disa të plagosur dhe të paktën një urban i “Green Line” i linjës së Unazës e nëntë mjete të përfshira, ka ndodhur paraditen e sotme te “Ura e Tajvanit” në Tiranë.

Tjetër video e këtij aksidenti të frikshëm ka dalë. Nga pamjet e kapura nga një prej automjeteve shihet se si autobusi ka marrë përpara makinat pa shkuar ende në stacion.

Siç shihet edhe në video devijimi i urbanit ka ardhur sapo ai ka kaluar semaforin e parë dhe në fund të rrugës ka ndodhur dhe aksidenti i frikshëm.

Policia e Tiranës në njoftimin zyrtar më herët, sqaroi se nëntë pasagjerë e drejtues mjetesh janë plagosur, ndërsa shoferi kishte rezultuar negativ për alkool.

Ndërkohë, nga dëshmitë e dhëna nga shoferi i autobusit mësohet se ai nuk mbante mend asgjë nga aksidenti, gjë e cila ka sjellë dyshimet se ai ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore, pasi edhe qytetarët të cilët po udhëtonin në urban janë shprehur se shoferi pak minuta para aksidentit ka ulur kokën mbi timon.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *