Një ngjarje tronditëse ka nodhur mesditën e sotme në Tiranë, ku 35 vjeçari Ramazan Hutra shkoi në banesë dhe vrau me breshëri plumbash familjen e ish-gruas.
Ngjarja ka ndodhur në Paskuqan ndërsa në vendngjarje ka mbërritur menjëherë drejtori i ri i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.
Burime ende të pakonfirmua raportojnë se kanë ndërruar jetë dy persona, gruaja dhe babai i saj, ndërsa kanë mbetur të plagosur dhe tre të tjerë.
Mësohet se autori 35-vjeçar ka qëlluar me kallashnikov mbi njerëzit e gruas, ndërsa më pas është larguar nga vendi i ngjares me një mjei tip “Benz”. 35-vjeçari kishte vetëm pak ditë që kishte dalë nga burgu dhe sot ka kryer këtë akt të rëndë.
Pritet njoftimi i policisë që do të japë më shumë informacion për këtë ngjarje të rëndë.
Nga raportimet fillestare në zonë thuhet se ka ndodhur një masakër. Dyshohet se veç gruas së re dhe babait të saj, ka edhe tre të plagosur.