Gazetarja Anila Hoxha ka dhënë detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi në kryeqytet ditën e sotme.
Ajo tregoi në Top Story të Grida Dumës historinë e Dan Hutrës që vrau 3 gra e plagosi tre të tjera sot.
“Elena kishte treguar në dëshmi se kishte frikë, megjithatë drejtësia nuk e informoi familjen e vajzës në momentin që krimineli doli nga burgu, këta kanë dështuar.
Ndodh masakra që ndodh, ky shtetas, ky person i rrezikshëm pa u justifikuar kryen sulmin e parë me thikë, me një makinë me qira drejtohet drejt periferisë krejt qetësisht vret në dy vende të ndryshme edhe krejt qetësisht niset drejt periferisë për të takuar vëllanë e tij. Vrasja e Dafinës e njëjta histori i njëjti cirk.
Dafina një grua fatkeqe që denoncon siç bëjnë edhe 4 mijë të tjera në ditë dhe tërheqin më pas denoncimin e tyre sepse presionohen. Dafina përfundon viktimë, zbukurohet nga vrasësi që tenton ta paraqesë si vetëvrasje. Ai telefonoi vjehrrën dhe I that ë rroni ju se Dafinën e mbyta.”