Zbardhet dëshmia e Dan Hutrës i cili ditën e djeshme vrau tre gra dhe plagosi tre të tjera. Ai ka thënë para Policisë se ka dashur të vrasë dhe 40-vjeçaren në Astir pasi sipastij i kishte 80 mijë euro borxh.
“Kam shkuar në biznesin e saj për ta ekzekutuar. Doja ta prisja në fyt, por u largua, dhe e cava në dorë. U afrova por në dyqan u futën njerëz të tjerë, e për këtë shkak u largova. Doja ta vrisja sepse më kishte 80 mijë euro borxh. Nuk doja ta qëlloja me armë sepse më pas nuk realizoja dot vrasjet e tjera”,është shpreh ai.
Autori ka treaguar më tej se u largua drejt koder Kamzës, për të vrarë ish bashkjetuesen. 40 vjeçari ka theksuar se donte të vriste ish-vjehrrin, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër në sharrë dhe më pas do të dorëzohej vetë në Polici.
“U largova me shpejtësi për në Kodër-Kamez, sepse doja të vrisja ish-vjehrrin por duke qenë se nuk e gjeta më shtëpi, kam qëlluar ndaj grave. Pasi më mbaruan plumbat nxora thikën dhe sulmova me thikë. Më pas kisha dy objektivë, vëllain e Vladimir Kurtit dhe një person tjetër që i ka dhënë pistoletën vrasësit të babait tim para 23 vitesh. Duke qenë se e kisha më afër dhe nuk kishte trafik shkova te shtëpia e Vladimir Kurtit.
U futa në banesë dhe nuk gjeta njeri, po kërkoja vëllain e Vladimir Kurtit. Kur dola në oborr thirra: a ka njeri këtu? Dhe doli motra e tij. Qëllova ndaj saj. Në ate moment doli nëna por nuk e qëllova. Nuk doja ta vrisja atë. Vrasjen e bëra sepse kisha sherr me vëllain e saj në burg dhe e kisha paralajmëruar. Mora makinën dhe u largova drejt Sharrës dhe rrugës jam ndeshur me disa patrulla policie te cilat shkonin drejt vendngjarjeve. Kur arrita në Kodër po prisja ardhjen e objektivit tjetër. Pas kryerjes së vrasjes së 4 unë do dorëzohesha vetë dhe do shkoja në burg”, ka thënë Hutra.