Safet Bajri, i akuzuar si drejtues i një grupi kriminal në Shkodër dhe i cilësuar si “i forti” i këtij qyteti, është liruar sot nga Burgu i Fierit. Ai vuante dënimin në këtë institucion dhe sot në përfundim ta afateve, ka lënë qelinë.
Ish banori i Big Brother Kosova Atdhe Xharravin aka publikuar foto me të, ku i shkruan “Mirëseerdhe në mesin tonë, vlla”.
“I forti” i Shkodrës është dënuar në Bruksel me 9 vite burg për trafik droge dhe prostitucion. Në mungesë të ekstradimit, atij ju njoh dënimi në Belgjikë dhe vuajtja e 3 viteve atje, kurse në Shqipëri duhet të përfundonte dhe pjesën tjetër.
Safet Bajri u arrestua në Tiranë në shtator 2018, me kërkesë të autoriteteve belge. Në Belgjikë ai është dënuar dy herë, fillimisht, në vitin 2015 me 9 vjet burg, dhe pastaj në vitin 2017 me 13 vjet burg. Sipas policisë belge, shkodrani ka qenë njeriu që kontrollonte tregun e prostitucionit në Bruksel.
Safet Bajri u arrestua pas një operacioni policor në Shkodër, bashkë me të vëllanë Ilir Bajri, Ismet Idrizi dhe Asmer Bilali. Operacioni ndërkombëtar ‘’Oaz’’ arrestoi brenda një viti 11 anëtarë të grupit ‘’Bajri’’, të cilët akuzoheshin për një sërë veprash të rënda penale, si: kanosje, gjobvënie të paligjshme, vrasje, trafik droge, pastrim parash, etj.
Grupi ‘’Bajri’’ njihet si njëri prej strukturave më të rrezikshme kriminale në Shkodër dhe jashtë saj. Konfliktet me grupin tjetër ‘’Lici’’ kanë prodhuar një numër të madh viktimash.