Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në lagjen numër 4 në Sarandë. Një drejtues mjeti, konkretisht, Veli Seiti ka dalë nga mjeti për të bërë shkarkimin e ngarkesës, por mjeti ka lëvizur. Kur drejtuesi ka shkuar të hipte në mjet, është batuar duke e zënë poshtë.
Fatkeqësisht, Seiti ndërroi jetë në vend.
NJOFTIMI I POLICISË:
Sot, rreth orës 15:05, në lagjen nr. 3, Sarandë, shtetasi V. S., 53 vjeç, dyshohet ka ndaluar mjetin tip kamion, në rrugë të pjerrët, për të bërë një riparim, dhe gjatë punës dyshohet se aksidentalisht mjeti është pëmbysur dhe ka zënë poshtë shtetasin V. S., i cili si pasojë ka humbur jetën. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.