Mjeku psikiatër Neli Demi ka deklaruar se Dan Hutra nuk ka tiparet e një vrasësi serial, por kualifikohet si një person me çrregullin të personalitetit anti-social, persona që sipas tij nuk kanë ndjeshmëri empatie dhe keqardhjeje për dëmet që u shkaktojnë të tjerëve. I ftuar në emisionin “Open”, Demi tha se ai duket që është një vrasës gjakftohtë, i gatshëm t;i shkojë deri në fund planit, me çdo kusht.
“Gjakftohte dhe i vendosur ti shkojë deri në fund planit. Tipare të një personi pa ndjesi empatie, keqardhjeje dhe zakonisht janë të njohura si çrregullim i personalitetit, ose siç njihet në gjuhën popullore, psikopati. Por kjo nuk e heq nga përgjegjësia para ligjit. Persona të tillë janë rëndom kriminelë dhe karakterizohen nga mungesa e frikës dhe ndjeshmërisë për dëmin që u shkaktojnë të tjerëve. Nga përshkrimet që kam dëgjuar më krijohet ndjesia e një personi me çrregullim të personalitetit anti-social, që ndodh rëndom të jenë kriminelë të këtyre niveleve. Mendoj që nuk kemi të bëjmë me një vrasës serial pavarësisht numrit të viktimave. Terminologjia ligjore dhe psikiatrike është e lidhur ngushtë me tipare të përbashkët të viktimave. Në këtë rast nuk kemi një tipar të vrasjeve, akte që kanë të bëjnë me persona që kanë pasur një marrëdhënie të caktuar me të. Vrasësit serialë jo domosdoshmërisht kanë lidhje me viktimat. Të mos qenurit në kontakt me frikën e bën të reagojë në këtë mënyrë. Së fundmi është mediatizuar dinamika e marrëdhënies së tij me viktimat, dyshimet për atësinë e fëmijës, borxhet etj, këto informacione mund ë rkijojnë idenë në një shoqëri që ka prirje për të shpërndarë fajin tek viktimat, mund të bëjë këtë gjë dhe dikush mund të riviktimizojë viktimat e këtij rasti. Do ishte më mirë të mediatizohet historia e tij dhe të gjitha që e çuan deri në këtë pikë,”- ka deklaruar ai.
Si ndodhi masakra më 1 mars?
Dan Hutra plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, me makinën që kishte marrë me qira, shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa. Hapi zjarr duke vrarë motrën dhe kunatën e saj, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi vetë Elenën e nënën e saj, Kujtime. Më pas shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar edhe këtë të fundit për vdekje.
Arratia e Dan Hutrës mori fund pas 7 orëve kërkime. Ai u arrestua nga policia në zonën e Sharrës ku kishte shkuar për të ekzekutuar një person të katërt, Rrahman Sela, por që nuk e realizoi dot. 40-vjeçari është dënuar më parë për përdhunim, vrasje e dhunë në familje. Në gjyq, ai nuk ka shprehur asnjë lloj pendese për krimet e kryera.