Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesin e sotëm në Elbasan. Një 13-vjeçar ka rënë aksidentalisht nga ballkani i pallatit dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja u rregjistrua rreth orës 05:15 të mëngjesit , në lagjen “Emin Matraxhiu”. Rezulton se 13-vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë. Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin (vuante nga Somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit) dhe në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.