Gjykata e Fierit ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Arinarda Asllani, 32-vjeçaren, e cila qëlloi me thikë bashkëshortin e saj për “8 Mars”. 32-vjeçarja është nënë e 3 fëmijëve, ndërsa nuk ka shprehur pendesë në seancë për plagosjen e të shoqit.
Ngjarja ndodhi pas një konflikti mes çifti, e pikërisht në atë moment Asllani mori thikën dhe qëlloi bashkëshortin Arjan Jorgati duke marrë dëmtime të lehta në trup. Më pas, u dërgua në spital për mjekim.
Burime të afërta me çiftin kanë bërë me dije se të dy prej kohësh kanë pasur probleme të vazhdueshme dhe situatat e dhunës mes tyre kanë qenë të përsëritura.