Dita e djeshme ka kaluar me shumë batuta mes banorëve, ku si pasojë edhe të qeshurat nuk kishin fund. Teksa Keisi Medini po ndante punët e shtëpisë si lidere që është, në një moment i ka thënë Sabianit ‘pusho’.
Këngëtari i njohur e ka marrë me sportivitet këtë dhe ka thënë një shprehje “rrit gjembin e të shpon b*thën”.
Kur po qëndronin të gjithë banorët jashtë, Luiz Ejlli ka vendosur që të ngacmojë Krist Aliaj me këtë. Këngëtari i thotë Kristit që ta thotë këtë shprehje, por ai nuk e thotë fjalën ‘b*thë’. Në këto momente ndërhyn Sabiani, i cili e thotë pa problem dhe plasin të qeshurat mes banorëve.
Pjesë nga biseda:
Luizi: Ça mendon ti për këtë shprehje?
Kristi: Cilën shprehje?
Luizi: Rrit gjembin të shpon b*thën. Dua me e dëgjuar me fjalët tuaja
Olta: Ngaqë Keisi i tha pusho se jam unë lider…
Luizi: Sabi tha kur rrit gjembin
Kristi: Rrit një gjë… Rrita një gjë, e vuri në pozitë të vështirë dhe më shpoi
Luizi: Ku?
Keisi: Atë nuk e thotë ai
Sabiani: Thuhet thjesht b*th