Policia e Shetit ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për arrestimin e autorëve të atentatit në Don Bosko, mbrëmjen e së dielës, ku pas la 1 viktimë dhe 5 persona të plagosur.
Teksa zbardhi dinamikën e krimit, policia thotë se do të shpërblejë me 20 mijë euro personat që japin informacion mbi autorët e këtij atentati.
Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorët e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim prej 20 mijë euro, për çdo informacion të vlefshëm që do çojë në identifkimin e autorëve. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të publikut numrin e telefonit 069 41 11 546.”thuhet në njoftim.
Kujtojmë që ngjarja e rëndë që tronditi kryeqytetin një natë më parë, dyshohet të jetë një atentat, teksa “shënjestra” nuk është ekzekutuar.
Nga ana e policisë vijojnë ende hetimet, ndërkohë që pronai i lokalit Fation Murati është shpallur në kërkim.