Me talentin dhe bukurinë e saj, ajo shënoi disa nga serialet më të suksesshme turke që u transmetuan edhe në Ballkan, si “Sila”, “Ezel”, “Anne” e “Muhtesem Yuzyil”, por pak kush e di se Cansu Dere nuk është aq e suksesshme në dashuri ashtu siç është në karrierën e saj të aktrimit.
Meqë ra fjala, 41-vjeçarja u diplomua për arkitekturë, por padyshim që nuk ishte profesioni i saj i preferuar, sepse bota e njeh për role të ndryshme në serialet turke.
Gjithashtu në vitin 2000, ajo u shpall Miss Turqia dhe për një kohë u mor me modelim dhe pastaj e gjeti suksesin e saj në jetë – aktrimin.
Sa i përket jetës romantike, ajo flet pak për jetën private, por mediat e dinë se deri më tani dashuria e saj më e madhe ishte aktori dhe komiku, Cem Yilmaz.
Çifti kaloi gjashtë vite së bashku dhe në një moment Yilmaz i propozoi aktores bukuroshe. Mirëpo, menjëherë pas kësaj, në media doli informacioni se aktori i humorit po e tradhtonte me kolegen e tij, Ahu Yagtu. Cansu më pas i dha fund fejesës, kurse Yilmaz dhe Ahu u martuan dhe u bënë me fëmijë.
Pas kësaj lidhjeje të dështuar, Dere ra në dashuri me menaxherin e saj, por edhe ajo dashuri nuk përfundoi lavdishëm – mediat raportuan se edhe ai e tradhtoi dhe e la për një grua tjetër.
“Jam e ftohtë si akulli dhe kështu do të mbetem”, kishte thënë Cansu në një rast dhe theksoi se nuk dëshiron të flasë për problemet e dashurisë në intervista.
“Disa gjëra thjesht nuk kanë të bëjnë me publikun sepse janë private, kanë të bëjnë vetëm me mua. Unë nuk u justifikoj prindërve të mi, kështu që nuk do ta bëj as për të tjerët”, kishte theksuar aktorja për InStyle.
Sipas raportimeve të mediave turke, ajo tash e një kohë është në një lidhje me kolegun Metin Akdulger, i cili është tetë vjet më i ri, gjë që asnjëri prej tyre nuk ka dashur ta konfirmojë.
Paparacit i kanë parë disa herë bashkë dhe mediat shkruajnë se ata janë dashuruar gjatë xhirimeve të mini-serialit “Personaliteti” në vitin 2018./