Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis ka njoftuar se paga minimale në shtetin fqinj do të rritet me 9.4% dhe do të shkojë në vlerën e 780 Euro duke filluar nga 1 Prilli.
“E di që në vendin tonë rrogat janë ende të ulëta dhe janë goditur nga inflacioni. E dëgjoj vazhdimisht, sidomos nga të rinjtë dhe të rejat që e kanë të vështirë. Kjo rritje nuk e zgjidh problemin por është një lehtësim i konsiderueshëm dhe tregon synimin tonë për të përmirësuar rrogat si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat”, tha Kryeministri Mitsotakis.
Në vitin 2019, paga minimale në Greqi ishte 650 Euro. Ndryshimi do të fillojë nga muaji Prill dhe është hera e tretë që qeverisja e Mitsotakis aplikon rritje të pagës minimale.