Rreth orës 21:35, në aksin rrugor “Patos-Fier”, automjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Agron Saba, 58 vjeç, banues në Patos, (punonjës policie në Stacionin e Policisë Patos) është përplasur me automjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin G. H., 27 vjeç, banues në Patos.
Si pasojë e kësaj përplasje, ka ndërruar jetë shtetasi A. S.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.