Luiza Gega vazhdon sërish të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare duke bërë shqiptarët krenar anemban globit. Kampionia kuqezi ka vendosur sot një rekord të ri kombëtar në garën e 5 km rrugë. Kampionia shqiptare regjistroi kohën 15 minuta e 16 sekonda, rekord i ri kombëtar, në turneun prestigjioz “Semi Marathon” që u mbajt në Lille të Francës.
Për vetëm 2 sekonda, Luiza Gega do kishte mundur të thyente edhe rekordin ballkanik në këtë kategori. Me kohën 15:16 Gega u rendit në vend të shtatë në Lille, por vlen për t’u theksuar se ky rezultat ishte më i miri i arritur nga sportistet evropiane në një aktivitet që pa të konkurronin atletet më të mira të botës.
Vendin e parë në turne e rrëmbeu keniania, Caroline Nayaga me rezultatin 14:35, ndërsa podiumi u plotësua nga etiopiania Mekedis Abebe dhe keniania tjetër Doris Lengole Cherop.