Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Athinë të Greqisë, e cila do të zgjasë dy ditë, 20 dhe 21 mars. Kreu i qeverisë ka hapur në Athinë një ekspozitë me pikturat e tij. • Ndonëse jo një vizitë zyrtare, Rama do të zhvillojë takime edhe me disa përfaqësues të politikës për të diskutuar mbi marrëdhëniet mes dy vendeve. Rama pritet të zhvillojë një darkë pune me homologun grek Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias. • Bashkë me të, do të jetë edhe ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka. Takime pritet të ketë edhe me kryetarin e parlamentit helen Kostas Tasulas, si edhe me presidenten Kateriana Saqelaropoulu. • Në ditën e fundit të vizitës, më 21 mars, Rama do të marrë pjesë edhe në forumin ekonomik të Delfit.
“Do të doja të flisja disa fjalë greqisht për t’ju adresuar kësaj audience të bukur. Jam shumë mirënjohës për këtë mikrpritje mbreslënëse dhe për këtë event special. Është hera e parë që vizitoj një shtet si kryeministër që nuk kam në çantën time vetëm shënimet e mia, por edhe artin tim. Kur vizatoj në zyrën time, nuk mendoj se çfarë po bëj me duart e mia, por lejoj sytë e mi të veprojë ndërsa koka është tërësisht e përqendruar në temat që po diskutoj me bashkëpunëtorët e mia ose vendime që duhet të marr. Është krenari që më pritët në këtë pallat që ka një histori të jashtëzakonshme. Nuk mendoj që arti ka nevojë të përkthehet, arti flet vetë. Arti nuk është për t’u treguar njerëzve çfarë shohin, por për t’u treguar çfarë ata nuk shohin. Falëndero bashkëshorten Linda Rama që më mbështet dhe më ndihmon të jem njeri më i mirë. Garën si artist mes nesh e ka fituar ajo, pasi ka krijuar Zahon, që është një kryevepër”, u shpreh Rama.