Zbulohen detaje të reja nga operacioni i arrestimit të 20 personave dhe shpalljes së 4 të tjerëve në kërkim. Kjo ndërmarrje e policisë u përfshi kryesisht në zonat në afërsi të shkollave. Janë zbuluar edhe kodet e përdorura nga trafikantët dhe porositësit e dozave.
Nga përgjimet rezulton se kokainën e quanin “pluhur zane”. Kodi “vëllai i madh” përdorej kur porositeshin sasi të mëdha kokainë, ndërkohë që “vëllai i vogël” përdorej në rastet kur porositej 0.5-1 gram kokainë.
Ndërkohë, për shitjen e kanabisit, anëtarët e dy grupeve përdornin kodin “sëqe” për qesen, duke përcaktuar edhe numrin tyre. Pjesa më e madhe e kanabisit shitej në gjimnazin “Petro Nini Luarasi”. Doriano Çela, një nga të arrestuarit ishte personi që kishte gjetur klientët në këtë gjimnaz.
Një nga vajzat e shpallura në kërkim, sipas sistemit TIMS është larguar në Itali më 14 mars, një javë para operacionit. Shtrirja e aktivitetit të tyre ishte e ndarë në 11 zona të ndryshme duke përfshirë këtu 28 lagje. Anëtarët e grupeve ndaheshin në nëngrupe të vogla me 2, 3 apo 4 anëtarë. Numri më i lartë, me 4 anëtare ishte në zonën e Bllokut, Kombinatit dhe në Yzberisht