Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar ditën e sotme vilën në pronësi të Albina Manckës, ish gruas së Arben Ahmetajt në Palasë.
Prokuroria e Posaçme për Krimin dhe Korrupsionin (SPAK) ka sekuestruar vilën në Palasë të Albina Mançkës, e cila ndodhet në kompleksin ‘Green Coast’, teksa mësohet se vetë Mançka ka deklaruar që ajo nuk është pronare.
Gjatë kontrollit, dera e vilës në Palasë është hapur me forcë nga zjarrfikësja, pasi ishte mbyllur. Policia ka sekuestruar sende personale dhe fatura që gjendeshin brenda vilës. Veprimet e BKH-së janë kryer me mbështetje të policisë së Vlorës.
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është vënë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas disa muajsh verifikime, SPAK i ka nisur hetimet dhe ka marrë nën hetim Ahmetajn për veprat penale: “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”.