Luizi ka rikthyer ditën e djeshme temën e debatit të ashpër që ka pasur me Oltën pak javë më parë kur kjo e fundit e akuzoi si përdorues të lëndëve narkotike.
Gjithçka ka nisur gjatë një diskutimi në oborr, kur Kristi ka pyetur Luizin dhe Oltën për gjërat më të rënda që ata i kanë bërë njëri tjetrit brenda shtëpisë së Big Brother Vip.
Luizi tha se akuza më e rëndë ka qenë kur Olta i ka thënë se ai pi drogë dhe më pas e ka diskutuar këtë edhe me banorët e tjerë. Olta u tërhoq nga debati duke mos mohuar as deklaratat e rënda që ka bërë ndërkohë që Luizi vazhdimisht kërkonte shpjegim.
Më pas në debat u përfshinë edhe Kristi dhe Kiara të cilët e quajtën mjaft të ashpër akuzën e Oltës. Po ashtu edhe Nita u habit nga kjo akuzë e aktores.
Olta u përpoq të mohonte disa herë akuzat por Gerti i cili ka hyrë së fundmi në shtëpinë e Big Brother Vip, pohoi deklaratat e Luizit duke thënë se e ka ndjekur debatin nga televizori.
Diskutimi mes banorëve
Kristi: Gjëja më e rëndë që të ka bërë Luizi këtu brenda
Olta: E ka bërë në mënyrë të vazhdueshme ëq më ka manipuluar bsedat dhe më ka ofernduar.
Kristi: Luiz e njëjta pyetja
Luizi: Kur ka thënë Luizi nuk rri dot pa pirë drogë. Më shikonte buzët e bardha që puthja Kiarën dhe thoshte Luizi buzëbard. Edhe sikur të jetë e vëtetë. Edhe sikur të jetë ves që e kanë shumë të rinj, që unë nuk e kam prekur kurrë me dorë. Dhe më vjen për të vjellë. U vu me shpatulla pas murit se nuk dinte çfarë e thënë më dhe shpiku një gjë kot.
Olta: Do të ta faktoj
Kiara: Çfarë do faktosh o Olta
Luiz: Ka kaluar një muaj që kur e ke thënë
Olta: Nuk mbaj mend të kem thënë kështu
Luiz: Rrinte bënte me drorë futja një vizë, dhe thoje është e bukur kënga kokaina. Nuk jam shquar dhe nuk jam përmendur ndonjëherë për atë temë
Olta: Kjo temë nuk të nderon
Luiz: Ose faktoje ose shëmtoje veten më shumë
Olta: Nuk kam dëshirë të flas tani për këtë temë. Të më kishe pyetur atë ditë që të ngacmova. Unë këtë fjalë nuk ta kam përmendur
Luiz: E ke thënë këtu dhe ke hyrë brenda te krevati dopio i Deas. Ata të kanë dëgjuar dhe të kanë thënë Stop
Gerti: Është folur se të kam parë vetë nga televizori, por nuk desha me ndërhyrë
Olta: Të më kishe pyetur atë ditë Luiz
Luiz: Edhe unë po të bëj një akuzë që ti shkon me lekë, ti si ndihesh
Olta: Normal që keq. Luiz për të penalizuar ti e di shumë se çfarë mund të kisha bërë unë dhe nuk kam dashur. Megjithatë unë nuk do të përdor asgjë