Skluptura “Davidi”, e krijuar nga artisti i madh Michelangelo është një ndër më të famshmet në botë, megjithatë duket se i ka hapur probleme një drejtoreshe shkolle.
Bëhet fjalë për një shkollë në Florida, SHBA, ku drejtoresha është pushuar nga puna për shka se nxënësve iu tregoi imazhe të kësaj sklupture. Gjithçka ka ndodhur për shkak se prindërit e kanë konsideruar këtë si imazh pronografik, duke reaguar ashpër.
Ish-drejtoresha, Hope Carrasquilla, tha për HuffPost se situata ishte “pak më e ndërlikuar se kaq”, duke vënë në dukje se protokolli i zakonshëm është që t’u dërgohet prindërve një letër përpara se nxënësve t’u tregohen vepra arti klasike. Por për shkak të “një serie keqkomunikimesh”, letra nuk iu dërgua prindërve të klasës së gjashtë dhe disa u ankuan.