Një shtetas është ndëshkuar nga Policia Rrugore e Tiranës pasi me qëllim për të dalë nga trafiku i krijuar në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence.
Sipas njoftimit të policisë mësohet se shoferi u gjobit me 30 mijë lekë të reja si dhe ju hoq patenta për një vit.
Policia Rrugore e Tiranës apelon që drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe veçanërisht për të mos ndjekur nga afër dhe shfrytëzuar progresionin e lëvizjes së mjeteve të emergjencave, me sisteme zanore dhe pamore ndezur.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Tiranë
Ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence, procedohet me masë administrative dhe pezullim të lejes së drejtimit drejtuesi i automjetit.
Policia Rrugore e Tiranës në vijim të kontrolleve të ushtruara për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, në rrugën interurbane Durrës-Tiranë, ka konstatuar dhe ndaluar një automjet që ndiqte ambulancën e cila ishte në shërbim emergjence.
Ndaj drejtuesit të automjetit u vendos masa administrative 30000 lekë të rinj si dhe *pezullimi i lejes së drejtimit 12 muaj*.