Kryedemokrati Sali Berisha ka denoncuar sot lajmin për shitjen e televizionit kombëtar “TopChannel” për 9 milionë dollarë. Raportimin Berisha e ka bërë në konferencën e tij të përjavshme me gazetarët, duke e cilësuar shitjen në prag të fushatës një ngjarje të pashembullt dhe që nuk ka precedentë veçse në Shqipëri. Po ashtu, numri një i PD-së, përmendi edhe mediat e tjera që sipas tij janë kapur nga kryeministri Edi Rama.
“Publikime të besueshme me dokumente autentike, faktojnë se televizioni kombëtar Top Channel, në një aksion, në një veprim tërësisht obskur, tërësisht jotransparent, në shkelje flagrante të ligjeve të vendit, rezulton se në prag të fushatës, i është shitur një shtetasi, i quajtur Uestern Media, në Belizë, me çmimin 9 milionë dollarë. Është një veprim i pashembull. Asgjesimi i një televizioni kombëtar me licensë kombëtare në kundërshtim me çdo rregull. Shitja falso si kunata e Olta Xhaçkës që ishte pronare e resortit strategjik përbën një veprim të tmerrshëm mafioz të Edi Ramës dhe klanit të tij. Një televizion komëbtar ka marrë valë dhe frekuencë kombëtare. Janë pasuri publike, në këtë kontekst por nuk përfundojë në belize të Edi Ramës dhe Erion Velisë. Muaj më parë Top Channel filloi një linjë editoriale të pavarur. Por duket se skemat e Tiku të partisë janë universale. Ato editoriale janë gjobvënie ndaj qeverisë në bli ose do kesh këto pasoja. Kjo është një ndër ditët më të zeza të historisë së mediave shqiptare. Nëse ti nuk mund ta përdorësh si një mjet personal një valë kombëtare. Ke kryer një akt që çdo ligj të bën përgjegjës së bashku me Edi Ramën dhe Erion Veliaj. SKAPI prej kohësh duhet të kishte reaguar. Para këtij publiku përjetoi vdekjen klinike të ABCNews, një spastrim të paparë ndonjëherë të gazetarëve. Devolli është vala e Ramës. Personi i fundit që ka mbetur aty është zoti Demi, ndaj tij po bëhen presione prej rrugeçërish që të largohet nga emisionit që të kontrollohet 100% nga Endri Fuga dhe Sokol Balla. Kjo që po ndodh në Shqipëri, nuk ndodh kurrë në botë. TopChannel është gropa e zezë e parave të djegësve. Ka marrë miliona me paratë e djegësve,”-tha Berisha.
Prej ditësh, CNA ka publikuar lajmin se televizioni kombëtar “Top Channel” është shitur në janar të këtij viti. Familja Hoxha i ka shitur 100% të aksioneve kompanisë “Western Media Conglomerate Investments LTD” me një çmim prej 9 milionë eurosh. Por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur nga media për pretendimin e ngritur ndaj tyre.