Një i ri nga Kosova, Adem Qorri i cili jetonte në Florida, SHBA ka humbur jetën ditën e djeshme teksa po shpëtonte një fëmijë nga mbytja në det.
Lajmi i trishtë është bërë me dije nga familjarët e tij përmes rrjeteve sociale.
“Me pikëllim të madh morëm lajmin për vdekjen tënde në Amerikën e largët! Me vdekë duke shpëtu jetë është vdekje fisnike! Do të mbetesh i pavdekshëm! Për herë në zemrat tona, Adem Halim Qorri”, ka shkruar një familjar i Ademit.